Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.
Zyrtari po hetohet për veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale”, ndërsa rasti është duke u trajtuar në procedurë të rregullt.
Hetimet fillimisht janë nisur nga Policia e Kosovës, ndërsa më pas janë përfshirë edhe hetuesit e IPK-së pas dyshimeve për përfshirjen e zyrtarit policor.
IPK ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me prokurorinë, do të vazhdojnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rastin.




