Instituti Albanologjik në Prishtinë do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili ndërroi jetë së fundmi.
Mbledhja do të mbahet më 24 prill 2026, në orën 12:00, në ambientet e institutit.
Në njoftim thuhet se Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe shkrimit shqip, si dhe një kontribuues i shquar i institutit, ku ka lënë gjurmë të thella në punën shkencore dhe akademike.
Instituti ka vlerësuar rolin e tij si profesor, bashkëpunëtor dhe udhëzues, duke theksuar se vepra dhe kontributi i tij do të mbeten të pazëvendësueshme.




