Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një nga personalitetet më të mëdha të mendimit kritik dhe letërsisë shqiptare.
Ajo theksoi se Qosja la një trashëgimi të rëndësishme akademike dhe letrare, duke ndikuar breza të tërë studentësh dhe studiuesish.
Haxhiu ka shprehur ngushëllime për familjen dhe të afërmit, duke vlerësuar figurën e tij si “hero të mendjes”.




