Eugen Cakolli ka thënë se, pavarësisht miratimit nga Qeveria të ndryshimeve në Ligjin për Buxhetin, shqyrtimi në Kuvend mbetet i vështirë për shkak të afateve procedurale.
Sipas tij, edhe me procedura të përshpejtuara, miratimi mund të ndodhë më së hershmi më 28 prill, që përkon me afatin për zgjedhjen e presidentit.
Ai paralajmëroi se kjo situatë mund të ketë ndikim politik dhe elektoral.




