Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar mënyrën e votimit të anëtarëve të propozuar për Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, duke ngritur shqetësime për mungesë transparence.
Ajo tha se anëtarët janë votuar pa CV dhe pa informacione të plota për ta, ndërsa procesin e cilësoi të nxituar dhe të paqartë.
Sipas saj, çështja është futur në rend dite pa njoftim paraprak për Komisionin për Ekonomi.
Ymeri bëri të ditur se ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit dhe Prokuroria Speciale verifikimin e statusit penal të të gjithë të propozuarve për këtë bord.




