Kuvendi i Kosovës nesër do të zhvillojë dy seanca plenare, njëra pas tjetrës, në orën 10:00 dhe 11:00.
Seanca e parë do t’i kushtohet nderimit të kongresmenit amerikan Eliot Engel, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij ndaj Kosovës.
Ndërsa seanca e dytë, e cila nis në orën 11:00, do të përqendrohet në shqyrtimin e një sërë projektligjesh dhe çështjesh të tjera parlamentare.
Rendi i ditës përfshin:
Miratimin e procesverbalit të seancës së mëparshme
Deklarimet jashtë rendit të ditës
Pyetjet parlamentare
Shqyrtimin e Projektligjit nr. 10/L-034 për ratifikimin e amendamentit nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2020
Shqyrtimin e Projektligjit nr. 10/L-035 për ratifikimin e amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes Financiare me BE-në për programin IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1
Zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Zgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës
Zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave
Shqyrtimin e Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane
Propozimin e Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.




