Qendra për Studime Universitare mori pjesë në Forumin e Paqes 2026 në Palermo, i cili këtë vit u fokusua në temën: “Krijimi i forcave adaptive: ndërtimi i qëndrueshmërisë ushtarake në një mjedis ndërkombëtar në ndryshim”.
Në këtë forum, QSU u përfaqësua nga një oficer dhe dy kadetë, të cilët prezantuan punimin e tyre duke trajtuar “Teknologjitë në Zhvillim dhe Adaptimi për Inovacion në Mbrojtje”, duke theksuar rëndësinë e inovacionit në sistemet moderne të mbrojtjes.
Pjesëmarrja për të tretin vit radhazi në këtë forum, forcon përfaqësimin institucional në skenën ndërkombëtare dhe dëshmon për angazhimin e vazhdueshëm të Qendrës për Studime Universitare në zhvillimin profesional dhe akademik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.




