Kryeministri Albin Kurti ka reaguar për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të rëndësishme të mendimit dhe kulturës shqiptare. Në një mesazh ngushëllimi, ai thekson se vepra e Qosjes do të vazhdojë të jetojë përtej kohës së autorit, duke u bërë burim leximi, reflektimi dhe frymëzimi për gjeneratat e ardhshme.
Kurti vlerëson kontributin e tij të gjerë në gjuhësi, letërsi, histori dhe mendim shoqëror, duke e përshkruar si një figurë që ka ndërlidhur traditën rilindase me mendimin modern. Sipas tij, Qosja mbetet një intelektual i paepur, i cili la gjurmë të thella në kulturën dhe identitetin shqiptar, pavarësisht debatit dhe sfidave që e shoqëruan gjatë jetës së tij.




