Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka folur për mundësinë e rikthimit të ish-presidentes Vjosa Osmani në LDK, duke vlerësuar se një ribashkim i tillë do të ishte i dobishëm për partinë. Ai tha se një proces i tillë do të forconte strukturën dhe unitetin e subjektit politik.
Mustafa theksoi se LDK-ja duhet të jetë e hapur për bashkim më të gjerë brenda saj, përfshirë edhe figura që aktualisht nuk e shohin veten pjesë të partisë. Sipas tij, një qasje e tillë do të ishte e shëndetshme për të ardhmen e LDK-së dhe do të ndihmonte në forcimin e saj politik.




