Ushtarë nga kontingjentet çekë, moldavë dhe italianë, pjesë e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) në kuadër të KFOR-it, kanë zhvilluar patrulla me qëllim ruajtjen e sigurisë dhe rritjen e bashkëpunimit në terren.
Këto aktivitete synojnë garantimin e një mjedisi të qetë dhe sigurimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së, duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në çështjet e sigurisë.




