Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, ka kritikuar opozitën për mungesë të alternativave në tejkalimin e krizës politike.
Ajo tha se opozita ka ofruar vetëm refuzime dhe bllokime, pa propozuar zgjidhje konkrete.
“Kur kemi kërkuar një emër, nuk ka pasur; kur kemi ofruar marrëveshje, nuk janë pranuar,” u shpreh Fejza, duke kërkuar sqarime për qëndrimet e opozitës.




