Prokuroria Speciale e Kosovës ka theksuar se hetimet për sulmin në Banjskë do të vazhdojnë deri në arrestimin e të gjithë të përfshirëve në rast. Prokurori Naim Abazi tha se aktgjykimi i fundit është vetëm një pjesë e procesit dhe se institucionet, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, po punojnë për sjelljen e të dyshuarve para drejtësisë.
Ai bëri të ditur se përpjekjet për arrestime do të vazhdojnë, përfshirë edhe përmes mekanizmave ndërkombëtarë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ankesës ndaj vendimit të gjykatës.




