Më 23 dhe 24 prill 2026 është zhvilluar procedura e nënshkrimit të kontratave të marrëdhënies së punës për kadetët policorë të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.
Pas përfundimit të të gjitha fazave të testimit, kadetët kanë formalizuar marrëdhënien e punës dhe pritet që trajnimin themelor ta fillojnë më 27 prill 2026.
Kadetët e kësaj gjenerate janë të të dy gjinive dhe i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike, duke reflektuar përbërje gjithëpërfshirëse në radhët e Policisë së Kosovës.




