Policia e Kosovës ka publikuar statistikat për 24 orët e fundit, duke bërë të ditur se nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.
Sipas raportit, janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar dhe 31 me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar 2526 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.
Në aspektin e sigurisë, 24 persona janë arrestuar, 17 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është dërguar për vuajtje të dënimit.




