Deputetja britanike Alicia Kearns ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin “Banjska”, ku dy të akuzuar u dënuan me burgim të përjetshëm dhe një tjetër me 30 vjet burg.
Ajo ka kërkuar që drejtësia të shtrihet edhe ndaj organizatorëve të sulmit, duke theksuar se përgjegjësit kryesorë duhet të përballen me ligjin.
Sipas saj, disa nga këta persona ndodhen në struktura shtetërore të Serbisë ose janë të mbrojtur prej tyre, duke bërë thirrje për veprime të mëtejshme ndaj tyre.




