Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se synimi për të siguruar mbi dy të tretat e pushtetit nuk lidhet me qeverisje, por me kontroll absolut.
Sipas Rrahmanit, kërkesa për më shumë se 80 deputetë, që përbën mbi 67% të Kuvendit, është e pazakontë për demokracitë pluraliste dhe përbën shenjë të prirjeve autoritare.
Ai krahasoi këtë përqindje me rezultate të larta zgjedhore në vende të ndryshme, duke theksuar se në vendet evropiane rrallë ndodh që një forcë politike të arrijë edhe 50% të mbështetjes.
Rrahmani paralajmëroi se zhvillime të tilla mund të tregojnë rritje të tendencave autoritare në vend.




