Ushtarët e Komandës Rajonale-Lindje (RC-E) të KFOR-it kanë zhvilluar trajnim për evakuim mjekësor përgjatë Vijës së Kufirit Administrativ.
Gjatë trajnimit u integruan forcat tokësore dhe njësitë e aviacionit, me qëllim përmirësimin e reagimit të shpejtë dhe evakuimit të personave në terrene të vështira.
KFOR thekson se këto aktivitete rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërmjet forcave shumëkombëshe, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.





