Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas deklarimeve të tij për çështjen e presidentit dhe buxhetin e vitit 2026.
Gruda e ka akuzuar Muratin për joseriozitet në trajtimin e buxhetit dhe për ndryshime të shpeshta të qëndrimeve rreth tij, duke thënë se procesi nuk po menaxhohet në mënyrë profesionale.
Ai theksoi se buxheti i shtetit nuk mund të trajtohet me qasje politike dhe kërkoi më shumë kohë dhe seriozitet në shqyrtimin e tij.
Në fund, Gruda i bëri thirrje ministrit që të fokusohet në detyrën e tij si ministër i Financave dhe të mos përfshihet në tema politike, duke theksuar se vendimet duhet të jenë profesionale dhe në interes të qytetarëve.




