Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk është e vërtetë që opozita ka penguar punën e saj.
Ajo theksoi se VV ka pasur shumicë të mjaftueshme në Kuvend dhe se opozita ka mbështetur marrëveshjet ndërkombëtare dhe çështjet buxhetore. Sipas saj, problemet lidhen me mungesën e kapaciteteve qeverisëse dhe jo me pengesa nga opozita




