Pal Lekaj nga AAK ka thënë se oferta e kryeministrit Albin Kurti për PDK-në dhe LDK-në për president është e vonuar dhe rezultat i presionit politik e afateve kushtetuese.
Ai vlerësoi se mungesa e besimit mes partive e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje dhe se vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja. Sipas tij, përgjegjësia për situatën bie mbi qeverinë aktuale.




