Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes ushtrueses së detyrës së shefes Eva Palatova, i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, duke shprehur shqetësime lidhur me zhvillimet rreth emërimeve në Komisionin për Provimin e Jurisprudencës.
Në letrën zyrtare, BE vlerëson se këto zhvillime ngritin pikëpyetje për pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, si dhe për respektimin e parimeve të sundimit të ligjit.
Sipas BE-së, vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të rinj në këtë komision nuk duhet të ndërpresë mandatin e anëtarëve aktualë, duke shprehur shqetësime për ligjshmërinë e këtij veprimi.
Në këtë drejtim, BE i ka bërë thirrje Kuvendit që të ushtrojë mbikëqyrje dhe të sigurojë që çdo proces emërimi të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe në përputhje me standardet evropiane.
Po ashtu, Zyra e BE-së ka riafirmuar gatishmërinë për dialog dhe mbështetje në forcimin e sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike në Kosovë.




