Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas sulmit me armë të raportuar në Uashington, D.C. gjatë një aktiviteti presidencial të Donald Trump.
Berisha e ka cilësuar ngjarjen si “akt horror” dhe tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës, duke vlerësuar ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve sekrete amerikane.
Ai tha se sulmi u neutralizua me shpejtësi dhe se fatmirësisht nuk pati viktima mes të pranishmëve, ndërsa shtoi se Partia Demokratike e dënon ashpër këtë akt.




