Analisti Artan Demhasaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do ta refuzonte Vjosa Osmanin si kandidate për presidente, nëse ajo propozohet nga LDK.
Sipas tij, edhe pse një marrëveshje e tillë do të shmangte zgjedhjet e reja, VV nuk pritet ta mbështesë këtë opsion, pasi synon një kandidat më të afërt me qëndrimet e saj politike.
Demhasaj tha se nëse do të ekzistonte vullneti për rizgjedhjen e Osmanit, ajo do të ishte propozuar më herët, duke theksuar se LDK ka qenë e gatshme ta votojë atë.




