Në 27-vjetorin e rënies heroike, Komuna e Vushtrrisë ka përkujtuar dëshmorët e UÇK-së, Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni, Shemsi Istrefi dhe Enver Musa.
Kryetari Ferit Idrizi, së bashku me përfaqësues institucionalë, familjarë dhe bashkëluftëtarë, kanë bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Bletaj.
U theksua se sakrifica dhe trimëria e tyre në Betejën e Majdanit mbeten udhërrëfyes për brezat e ardhshëm.




