Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se gjatë tre muajve të fundit ka sekuestruar pasuri të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale.
Sipas njoftimit, janë konfiskuar 20 vetura, rreth 49 kilogramë ari, 622 gramë diamante dhe 424 gramë argjend, si dhe shuma të ndryshme parash në valuta të huaja.
Prokuroria theksoi se këto veprime janë pjesë e luftës kundër kriminalitetit dhe forcimit të sundimit të ligjit.




