Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca e radhës për zgjedhjen e presidentit do të mbahet nesër në orën 10:00, duke ftuar edhe partitë opozitare të marrin pjesë.
Në seancën e fundit ishin të pranishëm 64 deputetë, ku 63 votuan për Feride Rushiti, një votë ishte e pavlefshme, ndërsa Hatixhe Hoxha nuk mori asnjë votë.
Pavarësisht rezultatit, nuk u arrit numri i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.




