Policia e Kosovës ka zbuluar katër kartëmonedha prej 200 eurosh të dyshuara si të falsifikuara gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë në Pikë Kalimin Kufitar Bërnjak.
I dyshuari është ndaluar dhe, së bashku me paratë e sekuestruara, i është dorëzuar Drejtorisë së Krimeve Ekonomike në Mitrovicë Veri për procedura të mëtejshme.




