Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, ka deklaruar se Aleanca nuk ka plane për të reduktuar praninë e saj ushtarake në Kosovë.
Ai ka theksuar se misioni i NATO-s në Kosovë mbetet thelbësor për ruajtjen e stabilitetit në vend dhe në rajon, si dhe për garantimin e një ambienti të sigurt.
Dragone ka bërë të ditur se NATO rishikon rregullisht misionet e saj dhe përshtat kapacitetet sipas nevojës, duke përmendur edhe rritjen e trupave pas zhvillimeve të vitit 2023 në veri të Kosovës.
Sipas tij, deri më tani nuk ekziston ndonjë plan për zvogëlim të pranisë ushtarake në Kosovë, duke theksuar fleksibilitetin e Aleancës në varësi të situatës në terren./EO/




