Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se 7 qershori është data më e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ai theksoi se organizimi i zgjedhjeve kërkon kohë dhe përgatitje të konsiderueshme.
Radoniqi përmendi se opsionet kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve mbeten 31 maji ose 7 qershori, duke shtuar se vendimi përfundimtar i takon presidentes.
Ai gjithashtu bëri të ditur se çështja e buxhetit për zgjedhjet ende nuk është shqyrtuar në KQZ, por pritet të jetë e ngjashme me atë të proceseve të kaluara zgjedhore./EO/




