Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Londrim Mekaj, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për ndjekësit e tij.
Ai është konfirmuar si pjesë e line-up-it në festivalin e madh shqiptar në diasporë, “Alba Festival 2026”, që do të mbahet në Cyrih.
Mekaj, i cili u bë një nga personazhet më të dashur për publikun gjatë qëndrimit të tij në reality show, pritet të sjellë performancë në këtë event të madh muzikor.




