Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar marrëveshje për prodhimin e anijeve luftarake në kantierin e Pashalimanit në Vlorë, përmes bashkëpunimit mes kompanisë shtetërore Kayo dhe Fincantieri.
Projekti parashikon ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve ushtarake deri në 80 metra, si dhe punësimin e rreth 400 personave. Investimi vlerësohet rreth 1.2 miliard euro dhe synon gjithashtu eksportin e anijeve në të ardhmen.
Kantieri i Pashalimanit pritet të modernizohet dhe të shndërrohet në një qendër të rëndësishme për industrinë detare dhe mbrojtëse në rajon.




