Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, ka folur për procesin e zgjedhjes së presidentit, duke thënë se në seancën e djeshme është tentuar që kreu i shtetit të zgjidhej me 61 vota.
Në emisionin “DPT te Fidani”, Rrahmani deklaroi se një gjë e tillë është parandaluar falë presionit politik, mediave dhe qytetarëve. Sipas tij, kjo ka shmangur, siç e cilësoi ai, një “puç ndaj Republikës së Kosovës” dhe ndaj rendit kushtetues të vendit.




