Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë–Krahës, pranë fshatit Iliras, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit, 8 persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në Spitalin e Gjirokastrës. Sipas mjekëve, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia rrugore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.




