Mërgim Lushtaku ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për ta në këtë fazë.
Ai bëri të ditur se procesi gjyqësor ndodhet në fazën përfundimtare, duke shtuar se përtej dallimeve politike, vendi ka nevojë për unitet.
“Procesi gjyqësor ndaj tyre është në fazën përfundimtare. Përtej partive politike dhe zhvillimeve ditore, Kosova ka nevojë për ta më shumë se kurrë,” ka shkruar Lushtaku.




