KF Trepça ka reaguar pas publikimit të dokumentarit “Liri për Trepçën” nga tifogrupi Torcida, duke i cilësuar pretendimet si të pavërteta dhe tendencioze.
Në komunikatë, klubi mitrovicas sqaroi se ngjarja e përmendur i përket vitit 2018 dhe lidhet me një ish-udhëheqës të tifogrupit, i cili sipas klubit kishte keqpërdorur biletat e dhëna për shpërndarje dhe shitje, duke mos kthyer të gjitha mjetet financiare.
Klubi thekson se bashkëpunimi me këtë person është ndërprerë që atëherë dhe akuzon se ndaj tij është zhvilluar fushatë kundër klubit. Trepça u bën thirrje tifozëve të mos bien pre e dezinformatave, duke insistuar se klubi mbetet i përkushtuar ndaj integritetit të tij.




