Profesori amerikan i Daniel Serwer nga Johns Hopkins University ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë, duke thënë se zgjedhjet e parakohshme dhe mungesa e marrëveshjes për president tregojnë mungesë fleksibiliteti politik.
Ai u shpreh se ish-presidentja Vjosa Osmani ka qenë një presidente e mirë, por sipas tij, përçarja mes saj dhe kryeministrit Albin Kurti ka qenë e pakapërcyeshme.
Serwer theksoi se ndarja e pushtetit është e vështirë kur një parti ka shumicën parlamentare, ndërsa zgjedhjet e shpeshta mund të dëmtojnë imazhin e vendit, megjithëse sipas tij institucionet duhet të vazhdojnë të funksionojnë sipas ligjit.




