Vjosa Osmani ka bërë homazhe në fshatin Gllobar të Drenasit, duke vizituar varrezat e dëshmorëve në Verboc, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ditë përkujtimore po shënohet përvjetori i rënies së 280 martirëve nga Verboci dhe fshatrat përreth, si dhe i 42 dëshmorëve që sakrifikuan jetën për lirinë e vendit.
Gjatë ceremonisë është nderuar edhe figura e Ilaz Kodra, një nga komandantët që dha kontribut të veçantë në rezistencën për çlirim.
Në kompleksin memorial në Verboc janë të varrosur 73 martirë, ndërsa pjesa tjetër prehen në fshatrat përreth.




