Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë pajtuar që 7 qershori të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe partive të komuniteteve.
Më herët, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte propozuar periudhën mes 31 majit dhe 8 qershorit, me 8 qershorin si datë më të favorshme.




