Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, është duke zhvilluar takim me ish-presidenten Vjosa Osmani.
Ai tha se palët janë dakorduar në parim për një garë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme, por detajet për formën dhe modalitetin ende nuk janë finalizuar.
Haziri shtoi se bisedimet nuk janë të reja dhe se po synohet krijimi i një fronti të përbashkët politik.




