Pas aksidentit të rëndë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe u lëndua një tjetër, Policia e Shtetit ka marrë masa ndaj drejtuesve lokalë.
Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm, Skender Hita, janë pezulluar nga detyra drejtori i Policisë së Durrësit, zëvendësdrejtori për rend dhe siguri publike, si dhe shefi i Policisë Rrugore, për shkak të performancës së dobët.
Ndërkohë, është ngritur një grup ekspertësh për të analizuar shkaqet e aksidentit, ndërsa ka nisur edhe hetim disiplinor për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme në radhët e policisë.




