Vinicius Junior ka hyrë në elitën e golashënuesve të Real Madrid, duke arritur kuotën e 20 golave në të gjitha garat për këtë sezon.
Me këtë arritje, ai bëhet një nga lojtarët e paktë që ka shënuar mbi 20 gola në pesë ose më shumë sezone radhazi me klubin madrilen, duke u renditur përkrah legjendave të tilla si Pahino, Alfredo Di Stefano, Ferenc Puskas dhe Hugo Sanchez.
Gjithashtu, ai i bashkohet emrave modernë të klubit si Raul Gonzalez, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema në listën e sulmuesve më produktivë.
Ky sukses e konfirmon Vinicius Junior si një nga figurat kyçe të Real Madridit në repartin ofensiv.




