Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje personave të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës që të aplikojnë për njohjen e statusit të tyre.
Gjatë një vizite në një qendër mbështetëse, ajo theksoi rëndësinë e adresimit të sfidave shëndetësore dhe sociale të kësaj kategorie, duke premtuar përkushtim institucional.
Sipas përfaqësuesve të qendrës, qindra gra të prekura nga lufta vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme./EO/




