Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna tre punonjës pas disa rasteve të vjedhjeve që kanë shkaktuar dëme materiale në kabllo elektrike, komponente dhe pjesë të trafove.
Kryeshefi Ekzekutiv, Faton Ahmeti, ka marrë vendim për pezullimin e punonjësve M.U., K.K. dhe S.M., pas shqyrtimit të rasteve.
Sipas njoftimit, ngjarjet kanë ndodhur gjatë ndërrimit të tyre, kur ata kanë pasur përgjegjësi për sigurinë e aseteve, duke u cilësuar si shkelje e rëndë e detyrave të punës.




