Kosova do të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke i dhënë fund dilemave për përjashtim nga kjo ngjarje sportive.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka konfirmuar se edhe kombëtarja U18 e vajzave në futboll do të jetë pjesë e garave. Rreth 100 sportistë pritet të përfaqësojnë vendin në afro 20 disiplina.
Lojërat do të mbahen nga 21 gushti deri më 3 shtator 2026 në Itali.




