Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, pa asnjë koalicion parazgjedhor. Kështu ka bërë të ditur Besnik Tahiri, duke theksuar se partia ka qenë e qartë për këtë qëndrim që në fillim./EO/
Sipas tij, AAK-ja do të garojë me një listë konkurruese dhe beson se rezultatet do të jenë më të mira kur subjekti del i vetëm në zgjedhje. Ai shtoi se kandidati për kryeministër do të jetë Ardian Gjini, ndërsa lista e plotë e kandidatëve pritet të publikohet së shpejti.




