Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me qytetarët në Astir, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën e 8 majit.
Ai u shpreh se opozita ndodhet në “kilometrin e fundit” dhe theksoi se qytetarët do të protestojnë për dinjitetin dhe të ardhmen e vendit. Berisha kritikoi ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjës për situatën në vend dhe duke bërë thirrje për mobilizim në protestë paqësore.




