Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për krime lufte të kryera në Gjakovë gjatë periudhës 24–31 mars 1999.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen se gjatë një operacioni të gjerë, në bashkëpunim me struktura policore, ushtarake dhe paramilitare, kanë kryer vrasje të civilëve, dëbim të popullsisë, si dhe shkatërrim e plaçkitje të pronës.
Prokuroria thekson se ekziston dyshimi i bazuar se gjatë këtyre veprimeve janë vrarë 65 civilë dhe janë zhdukur 12 të tjerë. Gjykatës i është propozuar që gjykimi të mbahet në mungesë, pasi të pandehurit janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.




