Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar dy raporte që tregojnë sfida në funksionimin e prokurorive dhe gjykatave në Kosovë, duke theksuar se mungesa e prokurorëve po ndikon në shtyrjen e seancave dhe ngadalësimin e lëndëve.
Sipas IKD-së, prokuroritë përballen me ngarkesë të lartë pune dhe mungesë të balancimit të lëndëve, ndërsa mesatarisht një prokuror trajton mbi 500 raste.
Po ashtu, është evidentuar edhe mungesa e përkthyesve si një problem shtesë në sistemin e drejtësisë.
Zyrtarë të gjyqësorit dhe prokurorisë pranuan sfidat, duke theksuar se disa vonesa lidhen edhe me rrethana objektive të proceseve gjyqësore.




