Zvicra do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare me Francën nga 10 deri më 19 qershor, në prag të Samitit të G7-ës që mbahet në qytetin francez Evian.
Autoritetet zvicerane thonë se masat merren për arsye sigurie, duke pasur parasysh rrezikun e protestave dhe fluksin e madh të pjesëmarrësve në rajonin e Liqenit të Gjenevës, përfshirë Gjenevën dhe Lozanën.
Qeveria thekson se kontrollet janë kërkuar nga kantoni i Gjenevës, ndërsa samiti i G7-ës pritet të mbahet më 15–17 qershor.




