Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë thirrje për mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në procesin zgjedhor.
Përmes një videoje në Facebook, Kurti ka thënë se procesi i regjistrimit të diasporës është shumë i rëndësishëm dhe ka akuzuar opozitën për bllokadë institucionale, duke shtuar se janë refuzuar disa propozime për shmangien e zgjedhjeve.
Ai ka theksuar se qytetarët që nuk mund të votojnë fizikisht në Kosovë duhet të kryejnë regjistrimin sa më shpejt për të ushtruar të drejtën e votës.




